E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Matrix 4",të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Të pandehurit e "Matrix 4" të cilët u kapën vitin e kaluar për klonimin e kartave të kreditit,kanë kërkuar para trupit gjykues , gjykim të shkurtuar. Gjatë seancës gjyqësore 14 të pandehurit e kësaj çështje kanë dorëzuar pranë trupit gjykues nëpërmjet avokatit mbrojtës të tyre kërkesen për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë pjestari i 15 i "Matrix 4" Endri Mezuraj ka kërkuar veçimin e çështjes nga pjestarët e tjerë. Akuzat që ngrihen ndaj tyre janë "mashtrim në bashkëpunim të disa personave më shumë se një herë" dhe "falsifikim i letrave me vlerë". Arrestimi i tyre është bërë në fillim të muajit korrrik të vitit të kaluar. 15 të pandehurit e kësaj çështjeje janë, Anil dhe Endrit Gjergjani, Alban Bare, Blerim Abazi, Endri Mezuraj, Enea Çela, Fatmir Borshi, Fatmir Kolmarku, Flamur Gashi, Indrit Abazi, Klajdi Terolli, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Redi Çikani dhe Rei Karapici. Të pandehurit e "Matrix 4" nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit "VIZA" dhe "MASTER CARD", me informacionet e personalizuara të personave, arrinin të siguronin në mënyrë të pa ligjshme kryerjen e një sërë transaksionesh financiare. Kjo bandë ka arritur të kryejë rreth 400 veprime te tilla bankare, ndër të cilat 272 numerohen në Tiranë. Vjedhjet kryheshin nga truri i bandës Endrit Gjergjani,i cili nëpërmjet një pajisjeje elektronike të sofistikuar, e cila është sekuestruar nga policia, arrinte të klononte karta krediti me informacione të personalizuara, të blera nga hackers të kompjuterëve në internet, duke bërë të mundur edhe vjedhjen e shumë llogarive bankare. Ndërkohë trupi gjykues e ka shtyre seancën gjyqesore për një datë tjeter për të marrë një vendim për kërëkesen e bërë nga i pandehuri Endri Mezuraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›