E Diel, 1 Nëntor 2026

"Balerina",në pranga tre persona për trafikim qeniesh njerëzore

Një operacion i koduar "Balerina" ka çuar në ndalimin e tre shtetasve të akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore. Ndalimi i tyre është bërë në qytetet Korçë dhe Durrës pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rekrutuar shtetasen M.LL 21 vjeç për ta trafikuar drejt Greqisë, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion. Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Klodian Branko të arrestuarit janë "Mehdi Xhihani, 45 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Durrës, Xhemal Zenuni, 21 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Shijak si dhe Altin Brahimi, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rekrutuar 21 vjeçaren M.Ll, me qëllim trafikimi drejt Greqisë". Sipas policisë, këta shtetas kanë tentuar të rekrutojnë edhe tre shtetase të tjera me qëllim trafikimi drejt Greqisë, dhe më pas shfrytëzimin e tyre për prostitucion, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›