"Matrix", kerkohet gjykimi i shkurtuar
Tirane- Katermbedhjete nga te pandehurit e akuzuar per vjedhje te bankomateve me karta te klonuara, kane kerkuar dje gjykimin e shkurtuar. Perpara gjykates, te pandehurit nepermjet avokateve te tyre mbrojtes, i kane kerkuar togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Petrit Como, qe te gjykohen ashtu sic jane aktet e paraqitura ne dosje. Nderkohe qe i pandehuri Endri Mezuraj, ka kerkuar vecimin e ceshtjes dhe gjykimin e tij me vete. Prokurori i ceshtjes, ka qene me kerkesen e bere nga ana e te pandehurve. Ndersa gjykata ka vendosur qe te shtyje procesin, ne menyre te tille qe te vendose ne lidhje me kerkesen e bere nga ana e te pandehurve dhe mbrojtesve te tyre. Te pandehurit e ketij gjykimi jane Anil dhe Endrit Gjergjani, Alban Bare, Blerim Abazi, Endri Mezuraj, Enea Cela, Fatmir Borshi, Fatmir Kolmarku, Flamur Gashi, Indrit Abazi, Klajdi Terolli, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Redi Cikani dhe Rei Karapici. Arrestimi i tyre u be i mundur ne saje te operacionit te koduar "Matrix" ne gusht te vitit te kaluar. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ndaj tyre akuzat e "mashtrim ne bashkepunim te disa personave me shume se nje here" dhe "fallsifikim i letrave me vlere". Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit kane klonuar kartat e kreditit tip "Vissa" dhe "Master Card", duke shkaktuar vjedhjen ne dhjetera dege bankare, vjedhje te cilat realizoheshin kryesisht nepermjet aplikimeve on-line.