E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion nga Krimet e Renda, ne Durres dhe Korce

Shkaterrohet rrjeti i trafikimi te vajzave, policia ve tre ne pranga

TIRANE - "Balerina" ka cuar ne pranga tre persona ne Durres dhe Korce, pasi ishin duke bere trafikimin e nje vajze ne drejtim te Greqise. 21-vjecarja me inicialet M. Ll., ishte mashtruar nga Mehdi Xhihani, 45 vjec, Xhemal Zenuni, 21 vjec dhe Altin Brahimi 25 vjec, qe jane vene ne pranga gjate dites se djeshme. Burime zyrtare te Policise se Shtetit thane se, te arrestuarit jane vene nen akuzen e "trafikimit te qenieve njerezore". Te njejtat burime shtuan se, ndalimi i tyre eshte bere ne qytetet Korce dhe Durres pasi ne bashkepunim me njeri tjetrin kane rekrutuar 21-vjecaren me inicialet M.Ll., me qellim per ta trafikuar drejt Greqise. E atje ajo do te shfrytezohej si prostitute.

Nisur dhe nga emri i koduar i operacionit, "Balerina", policia tha se, te arrestuari i kishin premtuar 21-vjecares nje vend pune si balerine ne lokalet e nates ne Athine. Por sic duket ajo e kishte kuptuar se, ne Greqi do te shkonte jo per tu bere balerine por per te prostituuar ne rruget e shtetit helen. E duke e ditur, ajo ka njoftuar te afermit e saj. E keta te fundit kane bere te mundur, ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda, zbulimin dhe arrestimin e tre te dyshuarve. Por sipas policise, Xhihani, Zenuni dhe Brahimi kane tentuar te rekrutojne edhe tre vajza te tjera, duke u premtuar punen si balerina. Por kjo nuk ishte e verteta, pasi qellimi ishte trafikimi drejt Greqise, ku me pas shfrytezimin e tyre per prostitucion.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›