Prokurori kritikohet per pelerinen, gjykata i dhuron nje
Tirane- Gjykata e Tiranes ka vendosur dje, qe te shoqeroje me force nje nga deshmitaret e akuzes, per procesin gjyqesor ne ngarkim te te pandehurit Gezim Kasemi. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, vendosi gjithashtu qe te therrase edhe ndihmen mjekesore, per te qene prezent gjate momentit qe do te deshmoje Riza Qosja. Nga ana tjeter, gjykata ka kritikuar ashper prokurorin e ceshtjes Tasim Puci, pasi nuk kishte veshur pelerinen ne seancen gjyqesore. Procesi i djeshem gjyqesor ne ngarkim te te pandehurit Gezim Kasemi, i akuzuar si nje nga anetaret e "bandes se Altin Dardhes", eshte shtyre per mungese te deshmitarit Riza Qosja. Nje seance me pare, Qosja nuk ka mundur dot te deshmoje pasi ishte ndier keq, si dhe kishte humbur ndjenjat ne sallen e gjyqit. Dje deshmitari, nuk ka mundur dot te ishte prezent ne salla. Per kete fakt gjykata ka vendosur qe te beje shoqerimin e tij me force, per ne sallen e gjyqit. Sipas gjykates duke marre parasysh qe deshmitari ka probleme shendetesore, pasi vuan nga diabeti, ka vendosur qe te therrase edhe mjeke per te qene prezent gjate momentit qe Qosja, do te jape deklarime. Gjithashtu kryegjyqtari sqaroi se Qoses, i eshte kerkuar qe te marri me vete edhe medikamentet, ne menyre te tille qe te kete masa parandaluese ne rast se do te ndihej keq. Ne fund gjykata ka paralajmeruar prokurorin e ceshtjes per pelerinen. Por perfaqesuesi i akuzes ka theksuar se nuk kishte nje te tille qe ta vishte gjate procesit gjyqesor, per kete fakt prokurorit i eshte dhuruar nje pelerine nga trupi gjykues.