Pastrimi i parave, drejtesia franceze kerkon ndihme
Tirane- Prokuroria franceze kerkon ndihme nga autoritet shqiptare, per te zbardhur nje ceshtje ne vendin e tyre. Nepermjet nje kerkese te drejtuar Gjykates se Krimeve te Renda, Gjykata e Renese ne France, kerkon marrjen ne pyetje te nje numri deshmitaresh ne vendin tone. Nepermjet ketyre deshmitare kerkohet faktimin i disa akuzave, te ngritura ndaj gjashte personave te arrestuar ne France. Ata jane Adnand Sharra, Gentian Pupa, Alban Kristi, Edmond Dervishi, Jamarber Java dhe Gentian Cikazi. Sipas autoriteteve franceze keta persona jane vene ne pranga, pasia akuzohen per veprat penale te "trafikut te lendeve narkotike", "blerje dhe shitje te armeve", "pastrim parash", si dhe "kontrabande me mallra te demshme per shendetin". Nga hetimet qe jane kryer nga ana e autoritete franceze, ka rezultuar se te pandehurit kane kryer disa transaksione bankare per ne vendin tone. Te gjitha te ardhurat kane rezultuar se jane marre nga te afermit e tyre. Nga verifikimet e kryera per transferimet e kryera ne periudha te ndryshme, jane zbuluar emrat, por edhe kopje te pasaportave te personave qe iu jane derguar shumat e konsidershme, te parave. Dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, jane marre ne pyetje 9 deshmitare. Perpara prokurorit te Krimeve te Renda, Besnik Muci si dhe prokurorit francez, Aleksis Kontamin, deshmitaret jane pyetur ne lidhje me disa transaksione qe kane kryer. Perpara gjykates ata kane mohuar te kene terhequr para, aq me teper te kene marre para. Deshmitaret edhe pse jane vene ne dijeni se mund te ndiqen penalisht nese nuk deklarojne te verteten, kane mohuar edhe te kene te aferm jashte vendit. Perpara ketyre fakteve, gjykata i ka paralajmeruar se autoritet franceze disponojne edhe kopje te pasaportes se tyre, si dhe te dhena te tjera, qe kane terhequr para. Gjyqtarja e ceshtjes, Etleva Deda, ka vendosur dje qe te shtyje procesin per diten e sotme ne menyre te tille qe te ripyeten deshmitaret, si dhe te thirren per te dhene shpjegime persona te tjere.