Zonja e Parë e Ukrainës i kërkon Kongresit Amerikan armë: Na duhen për mbrojtur shtëpitë tona

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, i ka kërkuar Kongresit Amerikan më shumë ndihmë në luftën kundër Rusisë.
Gjatë një fjalimi në Uashington, ajo tha: “Unë po kërkoj armë. Armët që nuk do të përdoren për të bërë një luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpinë e dikujt”.
Kjo vjen pasi Rusia tha se qëllimet e saj të luftës tani ishin zgjeruar përtej Ukrainës lindore. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov la të kuptohej se ishte në përgjigje të furnizimit të armëve me rreze të gjatë veprimi nga Perëndimi./ BBC
/rtsh.al/