E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Britania e Madhe, Rishi Sunak, Liz Truss përballen në garë për postin e kryeministrit

Rishi Sunak dhe Liz Truss do të luftojnë gjatë javëve të ardhshme për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Ish-kancelari dhe ministrja e Jashtme përfunduan në dy vendet e para pas pesë raundeve të votimit nga anëtarët konservatorë të parlamentit, ndersa Penny Mordaunt u eliminua pas një gare të ashpër në Westminster.

Sunak, kryesuesi i garës parlamentare, mori 137 vota në raundin përfundimtar të votimit.
Truss fitoi 113 vota, ndersa Mordaunt me 105 vota u rendit në vendin e tretë.

Sunak dhe Truss do të përballen me një fushatë për të fituar votat e anëtarëve të konservatorëve, ndërsa rezultati pritet të shpallet më 5 shtator.
Fituesi pritet të zëvendësojë Boris Johnson si kryeministër një ditë më pas.

Ministrja e Jashtme fitoi 27 vota, Sunak 19 ndërsa Mordaunt arriti të fitonte vetëm 13 mbështetës shtesë.
Sipas burimeve, Truss pritet të fitojë garën, ndërsa Sunak do të ishte më i miri për të mundur Keir Starmer nga Laburistët në zgjedhjet e ardhshme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›