Boks, Kreshnik Qato ruan titulin kampion bote
TIRANË- Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato arriti mbrëmë të ruajë titullin kampion bote për peshën e mesme të versionit WBF (Word Boks Foundation).
Në Dessau të Gjermanisë, Qato zhvilloi një ndeshje mjaft të vështirë ndaj boksierit italian, Fabio Liggieri, duke e zgjatur sfidën deri në 12 raunde. Ishin pikët e treshes së gjyqtarëve ata që vendosën se Kreshnik Qato mbetet sërish kampion bote për peshën e mesme.
Pikët e dhëna nga të tre gjyqtarët ishin (115-113, 116-112, 116-112) në favor të boksierit durrsak, i cili tregoi edhe një herë superioritetin e tij ndaj rivalëve.
Ashtu siç ka pohuar vetë boksieri 31 vjeçar pas kësaj ndeshjeje do të ketë një aktivitet tjetër në Londër në prag të festës së Pavarësisë së Shqipërisë, e më pas do të përgatitet për një përballje akoma më të madhe për një titull më të rëndësishëm gjatë periudhës Mars 2010 në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)