E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Akademisë së Arteve mbajnë koncertin recital "Stina Koncertore e Pranverës"

Studentët e Akademisë së Arteve, ashtu sikurse çdo vit kanë mbajtur koncertin recital të radhës, e quajtur "Stina Koncertore e Pranverës", nën kujdësin e profesorit Burhan Spahiu. Edhe ky koncert përcolli shumë emocione, ku në qëndër ishin sërish studentët të cilët përformuan përpara një publiku të gjerë. Studëntët sollën në vëmendjën tonë, pjesë nga Moxarti, Verdi, Puçini, e sigurisht një sërë veprash të tjera, të cilat tërhoqën vëmendjen e publikut, e ku duartrokitjet nuk munguan. Nëse nuk do të ishe e pranishme në sallë, nuk do të arrije të kuptoje se studentët po luanin si artistë të vërtetë. Në fund edhe trofeu përfundimtar, një buqetë me lule për prof. Spahiun, për të cilën u vlerësua për punën që ai bën me studentët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›