E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matto Renzi akuzohet per korrupsion, Rama: Yll ne ngjitje i se majtes

Vizita e kreut te Partise Socialiste ne fillim te muajit maj ne Itali, pati si kulm te saj takimin me kreun e Bashkise se Firences, Matteo Renzi. Nje takim, ne te cilin kreu i PS-se kujtoi kohet e bashkepunimit mes dy bashkive, po edhe e perdori per te leshuar sinjale te forta bashkepunimi mes dy partive te majta. Ne fjalen e tij, Rama e cilesoi kryebashkiakun Matteo Renzin si nje "yll ne ngjitje ne te majten italiane", duke vleresuar profilin e tij si ideolog politik. Por, kryebashkiaku i Firences dhe miku i kreut te PS-se, sic e quajti vet Rama ne fjalen e tij pas takimit, rezulton te jete nje prej politikaneve te perfshire ne skemen e korrupsionit me parate e financimit te partive politike ne Itali. Mediat italiane kane zbardhur dje deshmine qe ka bere ne prokurori llogaritari i Partise Demokratike Italiane (ish-Margerita), Luigi Lusi. Arketari ka deklaruar se per "llogari te partise", i ka dhene ne menyre abuzime Renzit rreth 70 mije euro ne dore. "(Matteo) Renzi me kerkoi para, rreh 100 mije euro, madje 120 mije, te ndara ne tre pagesa. Me pas (Francesco) Rutelli me the se nuk duhet t'ia jepja pagesen e trete Renzit dhe keshtu i dhashe atij 70 mije euro. Beja ate qe me thoshin, veproja vetem me urdhrat e drejtuesve", - ka thene gjate hetimit ish-llogaritari i partise. Hetimi per fondet e partise Margerita synojne te zbardhin fatin e rreth 23 milione eurove qe kjo force politike ka marre nga taksat e italianeve. Mes emrave, te cilet kane perfituar nga keto fonde ne menyre te padrejte eshte dhe ai i kreu te Bashkise se Firences, Matteo Renzo, i cili gjendet perballe nje procesi qe ka perfshire mjaft politikane italiane. Vet Renzi ka reaguar per akuzat, jo ne media, por ne rrjetin social "Facebook", duke i cilesuar si sajesa dhe te paverteta. Ndersa ish-kolegun e partise e ka quajtur mashtrues. Skandali qe ka perfshire politiken italiane vjen vetem pak dite pas takimit, ku kreu i PS-se mori mbeshtetje te forte nga kreu i bashkise se Firences. Gjate takimit, Renzi ka folur me superlativa per kryesocialisin Rama, duke e cilesuar si nje politikan. "Besoj se Rama mund te perfaqesoje te ardhmen e se majtes shqiptare dhe qe mund te jape nje kontribut edhe per forcat progresive europiane", - eshte shprehur Renzi pas takimit me kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, dhe stafin qe e shoqeronte ate. Vec kesaj, kreu i PS-se ka kerkuar dhe eksperiencen e politikanit te njohur italian per programin e selise roze ne Shqiperi.

Edi Rama: Renzi, miku im i ri

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, si rralle here ne takimet me politikane ka shprehur superlativa per profilin e politikanit Matteo Renzi. Ne viziten e tij ne Firence, ai e cilesoi si mikun e tij dhe "njeherazi nje nder ideologet kryesore dhe yjet ne ngjitje te se majtes italiane". Ne njoftimin e PS te dates 3 maj per takimin, theksohet se "Edi Rama ka folur ne detaje per programin e te majtes shqiptare "Per Nje Rilindje Shqiptare", si dhe format e ndryshme te bashkepunimit ne funksion te modernizimit te qeverisjes dhe ekonomise. Zoti Renzi ka ndare me Edi Ramen edhe vizionin e tij per oferten e re te se majtes italiane, duke shprehur gatishmerine per bashkepunim me Partine Socialiste".

Historia, keshilltaret italiane te Rames u denuan per korrupsion

Vec kreut te Bashkise se Firences, nje tjeter ngjarje qe beri buje disa muaj me pare ishte dhe denimi ne Itali i keshilltareve per fushaten elektorale te kreut te PS, Edi Rama. Gjykata e Milanos denoi me burg dy vellezerit Luigi dhe Ambroggio Crespi, te cilet njihen si miq te ngushte te kreut socialist dhe personat qe ideuan fushaten e tij ne zgjedhjet lokale te vitit 2011. Ambroggio Crespi ka qene ne krye te Kompanise HCD Holding, e cila ka drejtuar sondazhet ne fushaten elektorale te 8 majit ne Tirane. Ai u denua per faktin se i kane shkaktuar humbje kompanise ku punonin me pare, nje humbje qe shkonte ne vleren e 40 milione euro. Luigi Crespi, se bashku me koleget e tij, ishte ai qe u kujdes ne zgjedhjet vendore te 8 Majit per imazhin dhe aspektin publicitar te fushates se kryesocialistit Edi Rama. Vellezerit Crespi dhe bashkepunetoret e tyre, ishin me kreun e opozites ne disa prej mitingjeve qe zhvilloi ne kuader te fushates se zgjedhjeve vendore, si ne Kamez apo Shkoder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›