Franca e Hollande shkurton pagat për presidentit dhe qeverinë
Francë- Qeveria e re franceze ka mbajtur takimin e saj të parë dhe ka njoftuar se do të shkurtojë më 30% pagën e presidentit Francois Hollande dhe të të gjithë ministrave të kabinetit.
Nje premtim i fushatës ky së socialistit Hollande i cili e ka çuar pagën mujore të presidentit nga 21.300 euro në 14.910 euro.
Shkurtimi i pagave është tërësisht në kontrast me paraardhësin Nicolas Sarkozy vendimi i të cilit ishte të rriteshin pagat sapo shkeli në zyrën e presidencës. Por partia opozitare UMP deklaron se qeveria Hollande ka 14 poste më shumë se kabineti i Sarkozy.
Sekretari i Përgjithshëm i UMP, Jean-Francois Cope tha se ulja e pagave nuk mund të fshehë realitetin. Por ajo që është e dukshme është se qeveria që iku përfshinte 31 poste, tre më pak se ajo që filloi punë të enjtën. Qeveria e re filloi punën në një kohë kritike për Eurozonën dhe me qëllimin e deklaruar për të zhvendosur politikën e BE në trajtimin e krizës së borxhit.
Ministri francez i Financave, Pierre Moscovi ishte i qartë kur tha se Franca ka kërkuar për të rinegociuar paktin fiskal me BE sa i takon disiplinës së borxhit’. ‘Traktati nuk do të ratifikohet siç është. Duhet shtuar edhe një amendament për rritjen’- tha ai.
Kriza në Eruozonë është tashnë në krye të rendit të ditës së qeverisë Hollande me një videokonferencë të zhvilluar të enjten më liderët e Gjermanisë, Anglisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian.
Dorina Bilbili/IDEA/