E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, 17 keshilla per testin e gjuhes se huaj Sonila Isaku

Te studiosh per provimet e Matures Shteterore nuk eshte e vetmja zgjidhje dhe keshille qe duhet te kene parasysh maturantet. Specialistet e arsimit japin nje sere keshillash, te cilat kane te bejne me administrimin sa me te mire te testit te provimit. Keshtu, te kesh rezultate sa me te larta ne provimin e gjuhes se huaj apo ne cfaredo provimi te Matures Shteterore, specialistja Mimoza Berisha jep keshilla, te cilat duhet te ndiqen. Sipas saj, eshte shume e rendesishme qe maturanti te mos insistoje te perfundoje pyetjet nje e nga nje me radhe, pasi duke vepruar keshtu humbni kohe dhe beheni nervoze. "Nese eshte e mundur, ne fillim mbaroni te gjitha pyetjet qe dini me siguri shume mire. Kjo ju ndihmon te organizoheni per pyetjet qe ju kane mbetur. Vazhdoni me pyetjet e veshtira qe ende s'keni nisur. Me pas, kur te keni kaluar edhe ato te veshtirat shihni nese ndonje nga keto pyetje ka lidhje me ndonje qe ende nuk keni mundur t'i jepni pergjigje", - pohon specialistja. Sipas saj, shpesh here pyetjet kane lidhje me njera tjetren dhe sidomos pyetjet e leximit dhe te kuptuarit e nje pjese letrare ose jo letrare. Keshtu ndodh qe pergjigja e nje pyetjeje mund te ndihmoje per nje pyetje tjeter qe ka lidhje me nje nga ushtrimet e zgjidhura. E rendesishme eshte edhe koha. "Nese e ndjeni fuqishem qe X pyetjeje i jeni pergjigjur sakte, mos iu ktheni per se dyti. Lereni ashtu sic e keni bere. Kur nuk dini t'i pergjigjeni nje pyetjeje, luani 'Bingo' ne pyetjet me alternativa, pasi cfaredo qe te qarkoni keni 25 per qind te drejte dhe shans per te qene korrekt", - pohon Berisha. Sipas saj, shume e rendesishme eshte qe te mos kopjoni, pasi provimi teston dijet tuaja dhe jo te mesuesit. Per sa i perket zhvillimit te provimit, ai pervecse duhet te shkruhet ne gjuhen qe ju keni zgjedhur ashtu edhe duhet menduar, pasi te mendosh ne gjuhen meme, keni shume mundesi qe pergjigjen e dhene ta shprehni jo sakte nga ana gjuhesore, gje qe ju penalizon me heqje pikesh. Nderkohe qe edhe peshperitjet e te tjereve ju corientojne ndaj behuni te vemendshem. "Mos u perpiqni te dukeni interesant apo te zgjuar ne dhenien e pergjigjeve, thjesht pergjigjuni asaj qe ju kerkohet, pa teprime. Nese nuk dini pergjigjen e ndonje pyetjeje, mos u shqetesoni. Sa here qe keni te beni me kohet e foljeve, shihni shprehjet kohore te perdorura ne fjali. Ato ju ndihmojne shume ne perdorimin e kohes se duhur, pasi cdo kohe ka shprehjet e veta kohore", - ka pohuar specialistja Berisha. Sipas saj, maturantet duhet te kufizohen ne dhenien e dijeve, pasi duhet te shkruajne vetem ate qe kerkohet. Nese zbatohen te gjitha keto provimi i Matures Shteterore shkon me se miri.

Keshilla te rendesishme qe duhen zbatuar

Mos u shperqendroni nga peshperitjet e te tjereve.

Duhet te pergjigjeni per aq sa ju kerkohet e jo me teper.

Kur jeni duke zhvilluar pyetje me alternativa, sapo te shihni pergjigje qesharake, shmangini menjehere.

Nese nuk dini pergjigjen e ndonje pyetjeje, mos u shqetesoni, por gezojuni faktit qe dini gjithe te tjerat.

Nese keni bere ndonje gabim dhe nuk e kuptoni se ku qendron gabimi, mire eshte te pyesni.

Mos insistoni qe t'i perfundoni pyetjet nje e nga nje me radhe.

Nese eshte e mundur, ne fillim mbaroni te gjitha pyetjet qe dini me siguri shume mire.

Kur nuk dini t'i pergjigjeni nje pyetjeje, "luani Bingo"

Ne pyetjet me alternativa, cfaredo qe te qarkoni keni 25% te drejte.

Mos kopjoni, ne provim testoheni ju, jo mesuesi.

Mos mendoni ne shqip, por ne anglisht ose gjuhe tjeter. Duke menduar ne gjuhen meme, keni shume mundesi qe pergjigjen e dhene ta shprehni jo sakte nga ana gjuhesore.

E fundit dhe shume e rendesishme: Provimet e MSH jepen nje here ne jete. Jepni maksimumin tuaj te mundshem dhe nuk do te pendoheni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›