E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa paralajmëron masa kundër homoseksualëve

Vatikan- Papa Benedikti XVI ka denoncuar martesat mes persona të të njejtit seks, në një fjalim të mbajtur me peshkopët amerikanë që po vizitonin qytetin e Vatikanit.

Papa paralajmëroi për ‘politka të fuqishme duke kërkuar ndryshimin e përkufizimit të ligjit për martesën’, raporton sot BBC.

“Dallimet seksuale nuk mund të përjahstohen në përkufizimin e martesës’- tha Papa.

Ai gjithashtu u bëri thirrje peshkopëve të theksojnë në Kishën e tyre se marrëdheniet seksuale paramartesore dhe bashkëjetesa janë të dënuara rëndë nga feja dhe dëmtojnë stabilitetin e shoqerisë.

Komentet e Papës vijnë menjëherë pasi Uashingtoni dhe Maryland legalizuan martesat mes homoseksualeve. Por të paktën 5 shtete amerikane kanë planifikuar masat e votmit që mund të përmbysin ligjin e martesës për homoseksusalet.

Papa theksoi se peshkopët duhet të bëjnë çfarë të munden që të sigurojnë martesat tradicionale. Në javët e fundit peshkopët amerikane kanë qënë pjesë aktive në një fushatë kundër propozimit të admisitratës Obama për një plan për mbulimin e shërbimeve të kontraceptivëve.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Izraeli paralajmëron sulmin kundër Iranit Izrael- Opsioni ushtarak kundër Iranit, është gjithnjë e më i...
  2. Papa Benedikti në Gjermani / Vizita e tij shkakton polemika Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Gjermani, si pjesë e...
  3. Lufta kundër korrupsionit, Wollfarth: Masa të forta ndëshkuese Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›