E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura 2012, te gjitha ndryshimet per kete vit Luljeta Ndoka

Zyrtarizohet Rregullorja e Matures Shteterore per vitin 2012. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka miratuar dokumentin kryesor te ketij procesi, duke evidentuar nje sere ndryshimesh, ne krahasim me rregulloret e viteve te shkuara. Keshtu, nje nga ndryshimet e ketij viti eshte se maturantet e para vitit 2012, nuk do te lejohen qe te japin provimet me zgjedhje te detyruar, nese kane rezultuar kalues ne maturat e viteve te meparshme. Ketu ben perjashtim maturanti qe ka marre rezultat 4.50. Kjo do te thote qe ai nuk do te lejohet te permiresoje noten per nje provim ku nuk ka marre rezultatin e deshiruar. Pervec kesaj, ketyre maturanteve te para 2012-es, ne rast se e kane dhene me shume se njehere nje lende me zgjedhje, u njihet vetem rezultati qe kane marre heren e fundit, kur e kane dhene ate provim. Nje tjeter element per keta kategori eshte se ne perllogaritjen e pikeve per sistemin merite-preference per keto lende, merren koeficientet e vitit shkollor 2011-2012. “Ne rastet kur lenda, rezultati i se ciles kerkohet te mbartet, nuk gjendet ne listen e lendeve me zgjedhje te detyruar te ketij viti, per llogaritjen e pikeve te tyre do te merret koeficienti 1, i cili eshte koeficienti me i ulet. Nje tjeter risi e ketij viti, qe shfaqet ne Rregulloren e Matures Shteterore 2012, ka te beje me maturantet qe e kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit. Keshtu, ata kane te drejte te vazhdojne studimet e larta ne Republiken e Shqiperise, me kusht qe te zoterojne gjuhen shqipe ne nje nivel te pranueshem. Nese ata nuk i kane dhene provimet e Matures Shteterore D1, D2 dhe provimet me zgjedhje te detyruara, per t'u pranuar ne IALP, duhet te japin provim matematiken, si dhe gjuhen shqipe dhe letersine ose nje nga gjuhet e huaja te listes se lendeve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit te testit te gjuhes shqipe dhe letersise se Matures Shteterore. Nderkaq, maturanti, qe eshte pajisur me deftese pjekurie ne vitet e meparshme dhe jep vetem provimet me zgjedhje, nuk merr diplome mature. Edhe nxenesit qe vijne nga jashte shtetit dhe japin provime te matures, nuk marrin diplome mature. Ne rastet kur kerkohet, ata pajisen me nje vertetim per provimet qe kane dhene. Nje element tjeter qe eshte futur sivjet ne rregullore, ka te beje me kandidatet qe jane ne qelite e paraburgimit. Kesisoj, atyre u sigurohen kushtet per zhvillimin normal te provimeve, ne mjedise te posacme, nen mbikeqyrjen e perfaqesuesve te policise. Maturanti, ne sesionet e ardhshme, jep provimin mbetes te detyruar dhe me zgjedhje te detyruar. Keto lende mund te ndryshohen sipas deshires se maturantit, mjafton qe te jene ne listen e lendeve me zgjedhje te detyruar dhe te dokumentohen ne formularin Al, AlZ.

Formularet, kur do te jene ne duart e maturanteve

Sipas Rregullores se Matures Shteterore, Ministria e Arsimit miraton deri ne date 15 shkurt, formularin Al dhe AlZ, si dhe udhezuesin e plotesimit te formularit Al dhe AlZ. Cdo maturant/kandidat ploteson dhe dorezon formularin Al/A1Z ne KSHMSH-ne e shkolles ku ai caktohet per te dhene provimet, brenda dates 10 mars. Nderkaq, afatet e miratimit, plotesimit dhe dorezimit te formularit A2 jane: Deri ne date 30 qershor, MASH miraton formularin A2, te personalizuar me noten mesatare dhe preferencen e programeve te studimit, te shpallura nga IALP-i, udhezuesin e plotesimit te formularit A2. Deri me 20 korrik, formulari A2 dergohet nga AKP-ja ne DAR/ZA. Me 21 korrik KMSH-te e DAR/ZA-ve ua dergojne ate KSHMSH-ve. Nga periudha 22 korrik-28 korrik, maturantet /kandidatet e terheqin dhe e dorezojne ate te plotesuar ne KSHMSH, bashke me mandatpagesen perkatese. Me 29 korrik, KSHMSH-ja e dorezon formularin prane KMSH-ve te DAR/ZA-ve. KMSH-te e DAR/ZA-ve, mbi kete baze, hartojne listat e plota me te dhenat e te gjithe maturanteve/kandidateve, sipas modelit te derguar nga AKP-ja dhe i dergojne ato zyrtarisht dhe ne forme elektronike ne AKP, brenda dates 15 prill. AKP-ja dergon ne KSHMSH-te variantin perfundimtar te tabeles permbledhese T, deri me 30 prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›