E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, 35 mijë nxënës sot në testin e Letërsisë

TIRANE- Maturanet i nenshtrohen sot provimit te pare te Matures Shteterore, duke testuar dijet e tyre ne lenden e Letersise dhe te Gjuhes Shqipe.

Testi, per te cilin jane ne provim sot 35 mije maturante ne gjithe vendin, përmban 25 pyetje, ndër të cilat 13 pyetje janë me alternativa dhe 12 pyetje me argumentim.  Ndërkohë njëra nga pyetjet argumentuese është krjimi i nje eseje.

Maturantet kane ne dispozicion dy ore e gjysme per te zhvilluar provimin. Pyetjet kane per qellim sipas specialisteve, vleresimin e njohurive dhe aftesive te nxenesve qe mbarojne shkollen e mesme, formimin letrar e gjuhesor te tyre.

Testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe u hartua nga ekspertët e Agjencisë së Vlerësismit dhe Arritjeve, të cilët u ngujuan për një javë për të mbajtur të sigurtë testin e hartuar, i cili hapet për maturantët, pasi është depozituar nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Korrigjimi i provimeve të Maturës do të kryhet në gjashtë qendra korrigjimi të miratuara nga MASH-i.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pajtuar dy korrigjues ekspertë për të kontrolluar me saktësi pyetjet. Rezultati i provimeve pritet të dalë pas 14 ditësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›