E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka presion mbi Kolegjin

Per fat te mire keto dite eshte fashitur sadopak kureshtja vemendja apo ankthi per te pritur vendimin e famshem te Kolegjit Zgjedhor. Kete vit muaji maj duket se ka hyre dhe po del si nje muaj kapricioz me nje kohe te bezdisshme qe mund te perfillet apo qe mund te shembellehet fare mire si koha dhe temperatura e zgjedhjeve te 8 majit dmth as shi as diell as bresher as ngrohte as ftohte pra nje asgje e hirte nje produkt tipik shqiptar krejtesisht pa ngjyre si lajmet e RTSH-se apo si emisionet e televizioneve qeveritare.

Dite me pare u duk sikur temperatura politike do te rritej dhe per nje cast te gjithe ngrime ne vend e mberthyem syte ne portretet e ca gjyqtareve qe ne foto dilnin si te trembur me syte perdhe a thua se ata nuk do te ishin trupa qe do te gjykonte por sikur ata ishin te pandehurit qe do te gjykoheshin a thua se ata ishin fajtoret.

Makina e propagandes folklorike shqiptare kishte filluar te ndizej dhe uturimat e motorrit qe te kujtonte ate gazin 51-sh qe furnizonte me dru zjarri baxhot e Bizes te shurdhonte veshet ngado. Nga te kater anet degjoje qe gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor jane nen presion se jane rrethuar me police e keshtu pa fund. Le te behemi per nje cast esell.

Berisha eshte akuzuar dhe po akuzohet per presion te hapur mbi organet gjyqesore. Ka ndodhur edhe me pare mjaft te kujtojme ketu presionin qe i beri prokurorit qe po hetonte Gerdecin. Mirepo une jam i prirur te arsyetoj ndryshe. Berisha e meriton qe edhe te shkoje ne banken e te akuzuareve por deri tani nuk kemi pare nje prokuror qe te rezistoje e te dale hapur e te thote Jo zoti Berisha ti nuk me tremb une do te vazhdoj te hetoj dhe do te faktoj se edhe yt bir eshte i perzier me aferen e Gerdecit.

Mirepo prokurori ne vend qe te mbante kete qendrim uli koken dha doreheqjen punoi disa kohe ne Elbasan dhe tani eshte avokat. Si ky prokuror qe trembet e nuk guxon te matet me krimin ka shume ne kete vend. Edhe Prokurorja e Pergjithshme duhet te na tregoje me vepra se eshte nje intelektuale e forte dhe e denje qe te ndeshet me te keqen. A e dine keta prokurore historine e kolegeve te tyre ne Itali te atyre qe futen ne qeli brenda nje dite qindra mafioze

fare gjyqtaresh e prokuroresh jane keta qe paaftesine e tyre ne rastin me te mire apo etjen per korrupsion ne rastin me te keq e mbulojne me presionin qe u ben Berisha Pse nuk dorezohen si keta prokurore apo gjyqtare edhe ata gazetare apo ato media qe perballen perdite me terrorin e pushtetit dhe presionin e tij E bera gjithe kete paranteze per te thene me bindje te plote se gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor qe do te gjykojne fatin e demokracise shqiptare nuk kane pse tu permendet asnje lloj presioni.
Juve te nderuar gjyqtare nuk ka se cfare tju beje Berisha dhe ju kete e dini shume mire.

Alibia qe po ju krijohet keto dite se mbi ju po ushtrohet presion nuk duhet te shnderrohet ne nje maske e peshtire qe tu vihet mbi kostumin e zi te gjyqtarit. Ju ne kete proces jeni vetem perballe presionit intelektual. Jane te gjitha te paverteta hamendjet mbi presionet. Ju nuk ju heq askush nga puna Berisha jo e jo. Juve nuk mund tju kercenoje askush Berisha jo e jo. Ju mund tju kercenoje vetem paaftesia dhe mungesa e integritetit moral.

Ne sot flasim per krize te sistemit gjyqesor por duhet te jemi te vetedijshem dhe edhe ne kritiket cinike te qeverise duhet te pranojme se mbi gjyqtaret qeveria nuk ka asnje pushtet. Presioni si forme arkaike dhe kriminale ka ekzistuar e do te ekzistoje por fati i vendit te punes nuk varet nga kryeministri i radhes. Ju te nderuar gjykates e keni krijuar vete kete gjendje ashtu sic e kane krijuar po vete pedagoget pamjen e shkollave te larta apo mjeket pamjen e sistemit shendetesor.

Natyrisht edhe brenda radheve tuaja ka shume gjyqtare te ndershem e prokurore dinjitoze por ata jane ne hije se mbi ta rrine karrieristet e te korruptuarit ashtu sic ndodh edhe me mjeke e pedagoge ashtu sic ndodh edhe me gazetare e botues. Ndaj edhe ju te nderuar gjykates te Kolegjit Zgjedhor nuk duhet as tia lejoni vetes tju permendin qe jeni nen presion madje nuk duhet dhe nuk mund te paraqiteni para kamerave apo para aparateve fotografike me fytyre te vrerosur. Mua me erdhi keq qe ju pranuat qe te jetoni te rrethuar me bodiguarde e police dhe askush nga ju nuk e refuzoi kete mbrojtje.

Jeta juaj eshte ne rrezik Nga kush A ka mundesi te na thoni dhe te dilni para opinionit e te na sqaroni se cilet jane ata qe ju bejne presion dhe cilet jane ata qe rrezikojne jeten tuaj vendin e punes suaj dhe karrieren tuaj Nuk ka asnje. Ju keni vetem nje rrezik- paaftesine tuaj dhe joshjen per tu korruptuar. Nese ju keni integritetin profesional dhe integritetin moral te nje profesionisti ju do te jepni nje vendim te drejte dhe nuk do te keni as drojen me te vogel qe te perballeni ne shtyp ne debate e kudo me cilindo qe neperkemb dinjitetin tuaj profesional e moral.

Por nese ju do te jepni vendime dele-dash atehere te nderuar gjyqtare une i pari nuk do ta fajesoj Berishen dhe nuk do te them se keni pasur presion prej tij apo prej pushtetit te tij. Pas kesaj une kam te drejte te them se pushteti gjyqesor ne Shqiperi nuk ka me juriste se aty jane ca rrogetare te mjere qe rasti e solli te marrin ne dore fatin jo vetem te individeve por edhe te demokracise shqiptare.

Une nuk dua te vijoj me gjate e te shtyhem ne analiza per sistemin e korruptuar te drejtesise e keshtu pa fund. Kjo tashme nuk i vlen askujt. Kane kaluar njezet vjet qe kur nisem te ndertojme institucione te brishta te quajtuara demokratike dhe ne keta vjet ia kemi dale qe Universiteti Publik fjala vjen te jete i pavaruar qe do te thote se nga puna nuk te heq dot as ministri as kryeministri. Ia kemi dale gjithashtu qe te ndertojme nje sistem gjyqesor te shkeputur nga ekzekutivi por ende jo teresisht te pavarur. Nese kemi korrupsion ne arsim apo ne sistemin e drejtesise kjo ndodh pse aty punojne shqiptaret te padenje se ata pranojne te vjedhin e te korruptohen.

Une kam respekt per shume gjyqtare dinjitoze por kam neveri per shume te tjere pasuria e te cileve dhe makinat luksoze te te cileve te bejne per te vjelle. Ndaj duke u kthyer perseri te Kolegji Zgjedhor do te doja te shtoja me ne fund se vendimi qe do te jape ky Kolegj per ceshtjen e madhe te Tiranes do te jete nje vendim qe do te mbaje teresisht vulen e dinjitetit te tyre profesional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›