Matura Shtetërore, Kumbaro: Maturantët që konstatojnë parregullsi mund të kërkojnë rivlerësim

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro informoi sot mbi hapat që auhet të ndjekin maturantët që konstatojnë parregullsi në vlerësimin e provimeve të maturës.
Kumbaro theksoi se pas shpalljes së rezultateve paraprake, maturantët mund të kërkojnë kopjen elektronike të testit në e-Albania.
Nëse, pas shqyrtimit të testit, konstatojnë parregullsi në vlerësim, ministrja informoi se maturantët mund të paraqesin kërkesë për rivlerësim pranë Komisionit Shkollor të Maturës në shkollë.
Kumbaro theksoi se pas verifikimit rezultatet përfundimtare për ankimimet e testeve vijnë nga QSHA pas procesit të rivlerësimit dhe shpallen deri më 9 korrik, sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.
Ndërkohë, sipas saj, vlerësimi përfundimtar i maturantit mund të jetë me të njëjtin rezultat; me ndryshim rezultati me rritje pikësh; ose me ndryshim rezultati me ulje pikësh.
1 nga 7/m.m/a.f/