Matura Shtetërore 2026/ Shpallen rezultatet zyrtare të provimit të lëndës me zgjedhje

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur pasditen e kësaj të hëne se janë shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2026.
Rezultatet janë shpallur nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur edhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kumbaro ka ndarë edhe linkun e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ku gjenden edhe rezultatet zyrtare të provimit të lëndës me zgjedhje të Maturës Shtetërore, ku ccdo maturant përmes kodit të tij të identifikimit, gjen pikët totale, notën e shkallëzuar dhe notën përfundimtare të dalë nga provimi i lëndës me zgjedhje.
Matura Shtetërore 2026, rezultatet zyrtare të provimit të lëndës me zgjedhjeDownload