Shpallen rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore 2026

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, njoftoi sot se janë shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje të Maturës Shtetërore 2026.
Përmes një njoftimi, ministrja bëri të ditur se rezultatet janë publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ndërsa maturantët mund të njihen me vlerësimet e tyre në faqen zyrtare të institucionit.
“Rezultatet e provimit të Lëndës me Zgjedhje për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, bëri të ditur ministrja.
Ajo ftoi maturantët të konsultojnë rezultatet përmes linkut të publikuar nga QSHA.
Rezultatet mund të konsultohen në: Qendra e Shërbimeve Arsimore – Rezultatet e Lëndës me Zgjedhje. Në linkun : https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-Z.pdf
Publikimi i rezultateve të provimit të Lëndës me Zgjedhje përmbyll një tjetër fazë të procesit të Maturës Shtetërore 2026, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave për aplikimet në arsimin e lartë.
/e.xh/a.f/