Matura Shtetërore, si do të përzgjidhen administratorët e provimit
Rreth 80 administratorë do të mbikëqyrin mbi 7 mijë maturantë.
Jonida Tashi
Maturantët që do ti nënshtrohen këtë vit provimeve të Maturës Shtetërore do të mbikëqyren nga administratorët e provimeve, për të evituar çdo parregullsi. Pas plotësimit të formularit A1 dhe së shpejti edhe të atij A2, ka nisur përzgjedhja e mësuesve, që do të jenë administratorë të maturantëve në provimet e Maturës Shtetërore. Sipas Rregullores së Maturës shtetërore 2008, administratori i provimit që caktohet për mbikëqyrjen e nxënësve/kandidatëve nuk është mësues i asaj shkolle dhe i lëndës që po merret në provim. Drejtoria Arsimore e Tiranës, ka bërë të ditur se këtë vit mendohet të jenë rreth 80 administratorë që do të mbikëqyrin rreth shtatë mijë nxënës, që presin t’u nënshtrohen provimeve me detyrim të Maturës Shtetërore. Ndërkohë detyra e administratorëve, ashtu si edhe vitet e mëparshme, do të jetë mbikëqyrja e procesit të zhvillimit të provimeve, me qëllim shmangien e kopjeve dhe të parregullsive gjatë zhvillimit të provimeve. Sipas Drejtorisë Arsimore të Tiranës, administratorët do të kenë një sërë detyrash gjatë procesit të provimit. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë kandidat që të përfitojë kohë shtesë për provimin. Kjo, sepse kohëzgjatja e provimit prej 2.5 orësh, është më se e mjaftueshme për të zgjidhur alternativat dhe për të zhvilluar pyetjet. Administratorët ndalojnë hyrjen e individëve të tjerë të paautorizuar në mjedisin e provimit, ndërsa kryejnë procesin e identifikimit të çdo nxënësi.
Trajnimi
Mësuesit që do të kryejnë rolin e administratorit, do të trajnohen edhe për sistemimin e çdo kandidati nëpër klasa, duke ndjekur rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA. Ata nuk do të fusin në klasë asnjë kandidat që nuk ka me vete dokument identifikimi në ditën e provimit. Madje, do të kontrollojnë listën emërore, për të verifikuar nëse përkon me nxënësit që duan të futen në provim. Të përzgjedhurit për të mbikëqyrur nxënësit do t’i sistemojnë ata një nga një, sipas rendit te hyrjes se tyre. Ndërsa në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik. Gjithashtu, për asnjë arsye ata nuk do të lejojnë nxënësit të mbajnë celular gjatë zhvillimit të provimit, madje asgjë tjetër përveç stilolapsit dhe certifikatës personale në tavolinë.
Detyrat
Detyrat dhe rregullat e administratorëve të provimit nuk janë të pakta. Por përveç atyre kontrolluese të maturantëve në provim administratorët duhet të mbajnë mbi supe edhe disa rregulla të caktuara që duhet ti zbatojnë vetë ata. Kështu, administratorët duhet të paraqiten 60 minuta para kohës së nisjes së provimit me gojë, duhet të njihen dhe të kontrollojnë dokumentacionin e bankës të pyetjeve për lëndët që përfaqësojnë dhe të verifikojnë identitetin e aplikantit. Ndërsa në fund, ata duhet të shpjegojnë për nxënësit pjesëmarrës mënyrën e formatimit të tezës përmes numrave.
Rregullorja e Maturës Shtetërore
Administrimi i provimit
Neni 48
Detyrat e Përgjegjësit të Administrimit të provimit (PAP) Gjatë dhe pas zhvillimit të provimeve PAP ka këto detyra: Tërheq në DAR-në ose ZA-në, materialet e provimit
Udhëzon dhe shpërndan administratorët e provimeve
Bën identifikimin e nxënësve/kandidatëve përpara hyrjes në provim sipas listës emërore të dërguar nga AVA
Shpërndan materialet e provimeve administratorëve të provimeve të Maturës dhe i hap ato në prani të nxënësve/kandidatëve
Respekton orarin e zhvillimit të provimeve
Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit
Njofton dhe raporton tek KMSH-ja pranë DAR-it dhe ZA-së për çdo rast parregullsie gjatë zhvillimit të provimit
Dokumenton çdo parregullsi dhe masë që merr dhe ia dorëzon ato KMSH–së pranë DAR-it dhe ZA-së
Bën paketimin e test-broshurave të papërdorura, pas shpërndarjes së test-broshurave çdo nxënësi/kandidati në mjedisin e provimit
Bën paketimin e test-broshurave të përdoruara dhe materialeve të tjera të provimit, pas përfundimit të provimit
Plotëson formularin e zhvillimit të provimit të dërguar nga AVA
Kryen dorëzimin e materialeve të provimit në KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së, pas përfundimit të provimit
Neni 49
Detyrat e administratorit të provimit(AP)
Gjatë ditës së provimit administratori i provimit kryen detyrat e mëposhtme:
Bën identifikimin e çdo nxënësi/kandidati përpara hyrjes së tij në provim, sipas listës së dërguar nga AVA, në qoftë se i kërkohet nga PAP
I shpërndan dhe i grumbullon çdo nxënësi/kandidati materialet e provimit
Njeh çdo nxënës/kandidat me rregullat e provimit dhe masat që merren ndaj atyre që nuk i zbatojnë ato
Mbikëqyr gjatë gjithë kohës procesin e provimit
Respekton orarin e zhvillimit të provimit
Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit që i janë caktuar për të mbikëqyrur
Njofton dhe raporton tek përgjegjësi i administrimit të provimit për çdo rast parregullsie gjatë zhvillimit të provimit
Dokumenton çdo parregullsi si dhe masat që merren dhe ia dorëzon ato PAP
Lajmëron nxënësit 30 minuta përpara mbarimit të kohës së zhvillimit të provimit
Neni 50
Rregulla për administratorin e provimit( AP)
Administratori i provimit që caktohet për mbikëqyrjen e nxënësve/kandidatëve nuk është mësues i asaj shkolle dhe i lëndës që po merret në provim. Gjatë provimit ai zbaton rregullat e mëposhtme:
Ndalohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të provimit
Drejton çdo nxënës/kandidat nëpër vende dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve
Nuk lejon asgjë tjetër, përveç stilolapsit, dhe certifikatës personale në tavolinën e çdo nxënësi/kandidati
Sigurohet që çdo nxënës/kandidat e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë
Gjatë kohës së provimit, zë një pozicion që të mbikëqyrë të gjithë mjedisin e provimit
Nuk largohet për asnjë moment nga mjedisi i provimit.
Nuk lejon ngrënien, zhurmën, kopjen ose komunikimin e nxënësve/ kandidatëve me njëri-tjetrin
Vendos çdo nxënës/kandidat në mënyrë të atillë që çdonjëri të shikojë në të njëjtin drejtim
Nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje të nxënësit/kandidatit mbi përmbajtjen e testit
Nuk lejon për asnjë arsye largimin e nxënësit/kandidatit nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit të sekretimit
Kontrollon gjatë marrjes në dorëzim të testit mos dëmtimin e barkodit nga ana e nxënësit/kandidatit
Vendos në dosjen e caktuar materialet e provimit që dorëzohen nga nxënësit/kandidatët
Ndalohet të shfletojë ose të bëjë shënime në materialet e provimit, si gjatë tij edhe pas tij
Nuk lejon asnjë nxënës/kandidat të ketë kohë shtesë për zhvillimin e provimit
Nuk lejon asnjë individ tjetër të paautorizuar në mjedisin e provimit
7 Prill 2008