Fullani thirrje bankave: Shkëmbeni lekë
22/06/2010 Banka e Shqipërisë po rrit angazhimin direkt në nxitjen dhe zhvillimin i tregut ndërbankar
Guvernatori: Nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar pa banka dhe tregje të hapura
Banka e Shqipërisë po rrit angazhimin direkt në nxitjen dhe zhvillimin i tregut ndërbankar. Duke synuar që bankat të shkëmbejnë sa më shumë transaksione mes tyre autoriteti mbikëqyrës financiar po orientohet drejt caktimit të normave primare të interesit brenda tregut bankar. "Hapi i pare është përcaktimi dhe instalimi i normave primare, në funksionimin e bankave tregtare, të dhënat mund dhe duhen të shërbejnë sic e kemi theksuar shpesh si udhërrëfyes për përcaktimin e çmimeve të produkteve bankare, si në anën e aktivit ashtu dhe në anën e pasivit të produkteve bankare", deklaroi dje Ardian Fullani, guvernator i BSH. Guvernatori Fullani ka kërkuar që mes bankave të ketë më shumë hapësirë qarkullimi i monedhës vendase lek, jo vetëm për të mirëpërcaktuar çmimin e tij por edhe për të patur një sinjale të qarta të zhvillimit ekonomik. "Bankat mund dhe duhet të jenë aktive në kuotimin e likuidetit në lek, duke ndjekur të njëjtin qëndrim dhe në atë të valutës. Kuotimi i vazhdueshëm do të nxisë një administrim më aktiv dhe do të mundësojë përcaktimin e çmimit të vazhdueshëm me të", vijon Fullani. Duke synuar afrimin e normave primarë të interesit me normën bazë autoriteti mbikëqyrës bankar synon rritjen e mëtejshme të transparencës së sistemit. Gjithashtu, Guvernatori theksoi se nuk mund të ketë një ekonomi të zhvilluar mirë pa patur tregje të hapura dhe të mirërregulluara dhe banka që operojnë në kuadrin e tyre. Duke qëndruar në domosdoshmërinë e zhvillimit të tregut ndërbankar si një sfidë të madhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke kontribuar kështu në mirëqenien e vendit, Fullani deklaroi se “zhvillimi i këtij tregu bankar shërben direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe prandaj Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka ndërmarrë hapa në zhvillimin e tregut të parasë përmes bankave, duke siguruar komunikim të qartë dhe të vazhdueshëm me operatorët privatë”, tha ai. Duke konkluduar se si rezultat i këtyre nismave, politikat monetare realizohen përmes operacionesh që kryhen në banka. “Ekonomia shqiptare është fakt se po merr tiparet e një ekonomie tregu dhe duke paraqitur sfidat tipike të kohës”, shtoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke përfunduar se paraqitet mëse e domosdoshme nevoja e hapjes së mëtejshme të saj.