E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet për blerjen e makinës brenda e jashtë vendit

15/02/2012  Transportet vendosin rregullat e reja të shitblerjes së mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri

Ministria e Transporteve ka vendosur ndryshimet dhe saktësimet në kontrollin e mjeteve të reja dhe të vjetra si dhe formën e re të regjistrimit. Në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare bëhen të ditura dokumentet që duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Regjistrimit të Mjeteve si në rastin e blerjes së mjetit brenda vendit, ashtu dhe në rastin e futjes së një mjeti nga jashtë vendit. Më poshtë po paraqesim gjithë pikën e udhëzimit që saktëson pikërisht këto procedura.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

1. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja të blera jashtë shtetit:

a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas legjislacionit përkatës, me anë të të cilit është fituar pronësia e mjetit.

Me formë të fitimit të pronësisë do të kuptojmë:

- faturë dhe/ose kontratë të fitimit të pronësisë;

- aktin e trashëgimisë për fitimin e pronësisë.

b) Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes).

c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar, që nënkupton:

- dokumentin administrativ të vetëm DAV në origjinal.

2. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja të blera në vend:

a) Dokumenti i fitimit të pronësisë sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë

duhet edhe fatura me TVSH.

b) Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes).

c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar, si në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni.

3. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura të blera jashtë shtetit:

a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, si në pikën 1 shkronja “a” të këtij neni.

b) Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, në origjinal.

c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar, si në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni.

4. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura të blera në vend:

a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH.

b) Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, në origjinal.

c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar, si në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni.

5. DPSHTRR-ja në vazhdimësi të sigurojë modelet e dokumenteve teknike të origjinës së mjetit, të lëshuara nga prodhuesi ose agjencitë e shitjes së ngarkuar prej tij dhe të dokumenteve shoqëruese prejardhëse, me treguesit teknikë të mjetit. Modelet e siguruara do të shërbejnë si ekzemplarë për pranimin e dokumenteve të mësipërme.

6. Personi i interesuar, që do të kuptohet individi, subjekti ose përfaqësuesi ligjor i tyre, paraqet:

a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;

b) për subjektet, ekstrakt i QKR-së në origjinal dhe autorizim për personin që do të kryejë veprimet, nëse nuk është përfaqësuesi ligjor i subjektit;

c) kartën e identitetit, e cila, pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit. Për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri duhet leja e qëndrimit e lëshuar nga organet kompetente të Ministrisë së Brendshme, fotokopje e noterizuar.

7. Dokumentet e lartpërmendura që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›