E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, pilotët: Sinjalizoni emergjencat mjekësore

Familjarët e të sëmurëve nëse duhet ta transportojnë pacientin me helikopterë duhet të sinjalizojnë atë me një flamur, ose nëpërmjet zjarrit. Kjo me qëllim që ekuipazhi flutures të shkoj në destinacion sepse përndryshe është e vështirë të lokalizohet lagjia apo banesa ku ka emergjencë shëndetësore. Komandati i njësisë së helikopterëve mjekësor Albert Xhafaj thotë se përgjatë së mërkurës ka patur 5 emergjenca mjekësore, në njërën që është nisur misioni, helikopteri nuk ka mundur të ulej për shkak të motit të keq duke u rikthyer bosh në bazë.
Komandat Xhafaj thotë se janë vetëm 2 helikopterë në gadishmëri për rastet emergjente. Ndërkohë që fluturimi është në varësi të motit.
Deri tani nga njësia helikopterëve mjekësor, që është e vetmja në Shqipëri janë kryer gjithësej 38 misione që nga koha kur gjysma e territorit të shqipërisë u izolua nga dëbora. Ndërsa me urdhër të Ministritë të Shëndetësisë prioritet i jepet shtatzënave, komandati Xhafaj thotë se pjesa më e madhe e tyre është transportuar në Qëndrën Spitalore "Nënë Tereza" dhe të tjerat në spitalet rajonale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›