Matura, nis sot sezoni i vjeshtës

Sot nis sezoni i vjeshtës për 6 mijë maturantët mbetës në sezonin e parë të provimeve të maturës shtetrore. Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat e testimit, konkretisht më datë 9 do të zhvillohet provimi i letërsisë dhe i gjuhës shqipe, me datë 13 ai i matematikës dhe me 17 shtator provimi i lëndëve me zgjedhje.
Sipas rregullores nxënësit kanë ende të drejtën për të fituar në nje prej fakulteteve të vendit. Pas përfundimit të testeve të rinjtë do të kenë në dispozicion formularin A3 ku do të listojnë nga e para 10 degët e tyre të preferuar.
Rreth 2 javë më par drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore janë udhëzuar për rregjistrimin e maturantëve mbetës që kanë preferuar të ritestohen në sezonin e vjeshtës, me qëllim fitimin e një te drejte studimi për ketë vit të ri akademik.