E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri shkollor, Berisha shpërndan dhurata për fëmijët jetimë

Një ditë ndryshe për fëmijët jetimë të qendrës "Zyber Hallulli" në Tiranë. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri i vendit Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, pritën në ambjentet e kryeministrisë një grup fëmijësh të kësaj qendre kujdesi.
Në këtë pritje, u shpërndanë një sërë dhuratash për lehtësimin sadopak të dhimbjes së këtyre fëmijëve fatkeqë. Pakot e dhuratave të shpërndara për të gjithë fëmijët e kësaj qendre përmbanin çanta shkolle, artikuj të ndryshëm shkollor, veshmbathje, ëmbëlsira etj.

Kryeministri Berisha deklaroi se dhurata të tilla do të shpërndahen për të gjithë fëmijët që jetojnë në shtëpitë e kujdesit. Po ashtu, Berisha përgëzoi edhe drejtuesit e shtëpisë së fëmijës, “Zyber Hallulli” për edukimin dhe përkujdesjen që tregojnë ndaj këtyre fëmijëve për formimin dhe të ardhmen e tyre. Fëmijët shoqëroheshin në këtë pritje nga drejtoresha e kësaj qendre, Drita Mandria e cila foli edhe për rikonstruksionin e kësaj qendre në funksion të krijimit të një ambjenti shtëpiak-familjar, ku fëmijëve nuk do u mungojë asgjë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›