E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, nxënësit provim në matematikë

Maturantët i janë nënshtruar sot provimit të dytë me detyrim, matematikës. Testi, ku morën pjesë 37 500 maturantë nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30. Provimi i Matematikës përmbante 25 pyetje, të cilat ishin të kombinuara ndërmjet atyre që kërkonin zgjidhje dhe pyetjeve me alternativa.

Disa maturantë të pyetur nga "Ora News" thanë se pyetjet e provimit ishte i nivelit mesatar. Sipas tyre rregullat në provim ishim strikte, nuk u lejua të komunikohej me njëri tjetrin ndërkohë që edhe mjete të tilla si celular nuk lejoheshin.
Me përfundimin e provimit, fletët e plotësuara do të mblidhen dhe do shpërndahen në katër qendrat e korigjimit të Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës.
Maturantët duhet të grumbullojnë 50 pikë. Përgjigjet e provës së dytë të maturës 2010 pritet të dalin në fund të muajit qershor.

Ndërkohë që Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ishte sot i pranishëm në qytetin e Fierit për të monitoruar nga afër procesin e provimit të matematikës si dhe masat e sigurisë për këtë provim.

Në qytetin e Elbasanit, drejtoria arsimore ka marrë vendimin për pezullimin e 6 drejtorëve të shkollave për shkelje të rregullave të vendosura nga MASH .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›