E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi Ndërkombëtar Drejtues:Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme


Grupi Ndërkombëtar Drejtues osë GND, shprehet kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës, dhe kërkon qasje më të madhe mes Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar në veri. Autoritetet e Kosovës, në takimin me anëtarët e GND-së, kërkuan ndihmë në procesin e njohjes së mëtejshme. Grupi Ndërkombëtar Drejtues përsëriti se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa përjashtoi mundësinë e ndarjes, duke mbështetur integritetin territorial të vendit.
Këtë qëndrim e bëri të ditur shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, pas një dreke pune që anëtarët e GND-së patën me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës në Prishtinë. Feith tha se grupi pret që të përfundojë zbatimi i Planit të Ahtisarit, ndërsa decentralizimi të zgjerohet edhe në veri.
Në anën tjetër, Presidenti Sejdiu tha se ka kërkuar nga miqtë e Kosovës, që ta ndihmojnë në procesin e njohjes, pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›