E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET konferencë për përfitimet e vendit nga antarësimi në BE

"Qeveria britanike e ka bërë shumë të qartë se është e angazhuar për zgjerimin dhe sfida jonë është që t'i shtrijmë përfitimet e BE-së edhe për Shqipërinë, por që ky projekt zgjerimi të funksionojë duhet të stimulojë jo vetem imagjinatën e politikanëve , por kryesisht të njerëzve të zakonshëm, kryesisht të të rinjve". Kjo ka qenë deklarata e ambasadores së Britanisë së Madhe Fiona McLlwham, gjatë një konference të organizuar në Universitetin Europian të Tiranës, të projektit "Culture Lobby" të Këshillit Britanik me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj konference, analistët si Henri çili e Blendi Kajsiu, folën në lidhje me ato se çfarë duhet të presi Shqipëria nga Europa,por dhe çfarë mund t'i ofrojë Shqipëria Europës, me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në kuadër të projektit "Culture Lobby" të Këshillit Britanik me vendet e Ballkanit Perëndimor, është hapur dhe një ekspozitë artistike mbi perceptimin e shqiptarëve mbi hyrjen në BE.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›