E Enjte, 5 Nëntor 2026

Matura, plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z deri më 11 shkurt

Të gjithë maturantët apo kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe që kërkojnë të garojnë për të vijuar studimet e larta në universitetet publike dhe private në vend, kanë nisur aplikimet për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z.

Përgjatë kësaj jave nga data 7 e deri me 11 shkurt, maturantëve u është dhënë mundësia të aplikojnë online dhe të përcaktojnë lëndët me zgjedhje që do të japin në provim.

Maturantët që ndjekin gjimnazet do të kenë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve me zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndëve dhe shkollat e mesme profesionale do të zgjedhin mes 41 lëndëve me zgjedhje.

Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të mund të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi. Përzgjedhja do të bëhet vetëm pasi maturantët janë njohur me kriteret e universiteteve që synojnë.

Provimet e Maturës Shtetërore 2022 do të zhvillohen nga data 9 qershor deri në datën 24 qershor. Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët që rezultojnë mbetës do ti nënshtrohen provimeve në sesionin e dytë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›