E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis shembja e banesave tek “5 maji”, banorët përplasen me policinë

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të mbështetur nga forca të Policisë së Shtetit kanë nisur shembjen e banesave tek “5 maji”!

Edhe pse banorët kanë kundërshtuar shembjen e banesave dhe ka pasur përplasje me policinë sepse pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer ashtu siç duhet, IMT ka nisur punën për shembjen e tyre për t’i hapur rrugë projektit të Rindërtimit në këtë zonë.

Gjatë ditës së sotme është projektuar që të shemben 11 banesa, ku 3 prej tyre nuk kanë ende një kontratë të nënshkruar me Bashkinë e Tiranës, pasi nuk dakordësi për dëmshpërblimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›