E Enjte, 5 Nëntor 2026

Studime të dyfishta Shqipëri-Itali, procedura që duhet të ndiqet për të përfituar nga kjo mundësi

Nga viti i ardhshëm akademik, studentëve shqiptarë do t’i jepet mundësia të kryejnë studime njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali për 4 programe studimi në universitete të ndryshme në vend.

Marrëveshja e nënshkruar në Itali, ndërmjet Universitetit të Tuscia- s dhe universiteteve shqiptare parashikon diploma te dyfishta shqiptare dhe italiane pa zgjatje në kohë.

Por jo të gjithë studentët do të mund të përfitojnë nga kjo mundësi. Të rinjtë do t’i nënshtrohen një procedure përzgjedhje.

Në një intervistë për RTSH-në, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka sqaruar se marrëveshjet për studime të dyfishta do vijojnë të nënshkruhen edhe me universitete të tjera në Europë me qëllim rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë në vend.

Programet që do të ofrojnë këtë mundësi për studentët shqiptarë dhe italian do të shoqërohen edhe me praktika mësimore në të dyja vendet respektive.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›