Matura, programet për 5 lëndët e reja me zgjedhje
25/02/2011 MASH detajon temat përgatitore për historinë e artit, muzikës, baletit, anatominë dhe harmoninë
Shpallen programet përgatitore për provimet e maturës 2011 edhe për pesë lëndët e reja me zgjedhje që do të jenë pjesë e listës së 12 lënëve të mëparshme, nga ku maturantët do të duhet të përcaktojnë vetëm dy prej tyre. Konkretisht bëhet fjalë për lëndët që do të jenë në dispozicion të nxënësve që kanë mbaruar shkollat e mesme profesionale, qofshin ato të natyre, artistike ose sporteve. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara të gjitha temat mësimore që maturantët do të mësojnë për lëndën e historisë së artit, muzikës, baletit, anatomisë dhe harmonisë. Sikundër është konfirmuar edhe për lëndët e tjera, temat e përfshira në këto programe do të përbëjnë rreth 80 për qind të peshës mbi të cilat do të përzgjidhen pyetjet që do të ketë teza finale e provimit me shkrim. Tashmë në shkolla është shpërndarë edhe formulari A-1 dhe A-1Z, në përmbajtje të të cilëve do të jenë 17 lëndët për provimet e maturës 2011. Sipas përcaktimeve të bëra, maturantët duhet të qarkojnë vetëm dy lëndë sipas udhëzimeve të dhëna për plotësimin e këtyre formularëve. Këtë procedurë ata duhet ta mbarojnë deri më 10 mars. Mosdorëzimi i formularit të plotësuar deri në këtë datë e përjashton aplikuesin nga gara e konkurrimit për pranimet në universitete gjatë vitit të ardhshëm akademik.