E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, publikohen rezultatet e testit të matematikës

Matura shtetërore u përmbyll me sukses. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj deklaroi se rastet e mundshme të kopjimit në provime apo arrestimet e mësuesve nuk e cënuan procesin. Sipas Harizaj të gjitha rastet e shkeljeve do të verifikohen dhe do të ndëshkohen në mënyrë individuale.
 

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e provimit të matematikës për të gjithë maturantët. Maturantët mund ta gjejnë rezultatin që kanë marrë në provimin e matematikës, provimit të dytë të detyruar të maturës shtetërore në adresën mash.gov.al.

Gjithashtu është bërë me dije se ditën e hënë nis dhe korigjimi i provimit të lëndëve me zgjedhje, ndërkohë që në fillim të javës del dhe Formulari A2 për të gjithë maturantët që do të aplikojnë për në universitet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›