E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, publikohen rezultatet

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), ka publikuar sot rezultatet e Provimit të Maturës (afati i gushtit) për të gjithë maturantët, të cilët i janë nënshtruar këtij provimi në afatin e dytë.

Provimit të maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 10.092 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 6.805, ose shprehur në përqindje kalueshmëria është 67.4 përqind.

Në të dy afatet e mbajtjes së provimit të maturës (qershor dhe gusht), gjatë këtij viti nga 33.623 nxënës që i janë nënshtruar provimit, kanë kaluar 30.336, apo 90.2 përqind.

Pra, gjatë këtij viti, janë 3.287, të cilët nuk e kanë arritur prakun e kalueshmërisë, e të cilët mund t’i nënshtrohen provimit të maturës vetëm gjatë vitit të ardhshëm.

Afati i ankesave për pjesën e dytë të provimit të maturës në afatin e gushtin, do të jetë nga data 17-19 shtator. Ankesat duhet të bëhen në drejtoritë komunale të arsimit. Komunikimi i rezultatit të ankesave do të bëhet më 20 shtator dhe kështu përmbyllet procesi i Provimit të Maturës për vitin 2013./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›