Rrokulliset me traktor, humbë jetën 34-vjeçari

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësitet patrulluese në Stacionin Policor në Klinë, dje pasdite, në fshatin Siqevë, i janë përgjigjur një incidenti që kishte për pasojë lëndime të rënda trupore. Ku ishte përfshirë një makinë bujqësore (traktor), drejtuar nga F. D. 34 vjeç, nga fshati Siqevë e Klinës,
Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te ky rast kishte ardhur, përderi sa vozitësi i traktorit ishte duke punuar tokën e vetë bujqësore (lëvruar), për një moment rrotullohet makina bujqësore dhe për pasojë i shkakton vozitësit lëndime të rënda trupore.
I lënduari menjëherë dërgohet në Qendren e Mjeksisë familjare në Klinë dhe më pas në Spitalin rajonal në Pejë, por më të arrit atje veq ishte pa shenja jete, konfirmuar nga mjekut kujdestar.
Njësitet Policore të Stacionit të Klinës janë duke e proceduar rastin gjithnjë nën koordinim dhe konsulltim me prokurorin që ishte edhe në vendin e ngjarjes, ku më urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni varrimi./Indeksonline/