E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, parlamenti miraton ligjin për financimin e partive politike

Parlamenti maqedonas aprovoi ndryshimet dhe amendamentet në Ligjin për Financimin e Partive Politike.Ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike kërkojnë transparencë të financimit të forcave politike si dhe deklarimin e burimeve të financimit, përcaktojnë një sistem verifikimi për donacionet dhe burimet e tyre dhe parashikojnë penalizime më të ashpra.
Ky është njëri prej tre ligjeve të rëndësishme që u nënvizuan nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, si pjesë e kushteve që Maqedonia duhet të përmbushë për të siguruar një vlerësim pozitiv të Komisionit Evropian në raport-progresin, që pritet të publikohet në vjeshtë.
Amendamentet në ligj u miratuan njëzëri me 68 vota pro, në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet partive politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›