Ina Rama: Kujdes me çështjet e pezulluara e minorenët
Kryeprokurorja, dje në analizat vjetore në Fier e Vlorë. Ina Rama ka vlerësuar shqetësues për vartësit e saj në Vlorë, faktin se "gjatë vitit të kaluar u regjistruan 490 çështje të pezulluara". Shqetësim u vlerësua dhe trajtimi i të miturve të shoqëruar apo të ndaluar.
VLORE-Kryeprokurorja e Republikës, Ina Rama e ka vlerësuar shqetësues për vartësit e saj në Vlorë, faktin se "gjatë vitit të kaluar u regjistruan 490 çështje të pezulluara", ndërkohë që në analizën vjetore të zhvilluara pak orë më parë të së njëjtës ditë, në Fier, ka preferuar një kontakt paraprak 15 minuta (larg medias) me krerët e institucioneve vartëse të rajonit, për njohjen e dhënien e udhëzimeve përkatëse. Në analizën e zhvilluar në Fier, u konfirmua "një volum më i madh pune i prokurorisë, krahasuar me një vit më parë", ku rezultojnë, "100 procedime penale më shumë". Ndërsa, në analizën e zhvilluar në Vlorë, bashkë me kryeprokuroren Rama, ishte dhe Ahmet Prençi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Si hap inkurajues për drejtësinë u vlerësua fakti se ka një rritje të ndjeshme të zbulimit e përballjes me drejtësinë, të krimeve të pazbuluara në vite. Krahas vlerësimit të punës së vartësve në organin e akuzës për vitin 2008, veçanërisht në goditjen ndaj krimit, trafikut të drogës e klandestinëve, shqetësim u vlerësua akomodimi dhe trajtimi i të miturve të shoqëruar apo të ndaluar.
(d.b/BalkanWeb)