Paraplegjikët, të hënën ngujohen në grevë urie
Shkak për këtë është bërë neglizhenca ndaj kërkesave të tyre, nga ana e institucioneve shtetërore. Duke mos parë tjetër alternativë zgjidhjeje, paraplegjiket kanë deklaruar se e vetmja mundësi tashmë për ta mbetet greva e urisë
TIRANE-Një grup personash para dhe tetraplegjikë do të hyjnë në grevë urie ditën e hënë. Shkak për këtë vendim ekstrem të kësaj kategorie peronash është bërë neglizhenca ndaj kërkesave të tyre, nga ana e institucioneve shtetërore. Duke mos parë tjetër alternativë zgjidhjeje, ata kanë deklaruar se e vetmja mundësi tashmë për ta mbetet greva e urisë. Kërkesat e tyre që i kanë çuar deri në marrjen e këtij vendimi kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre personave që i kanë aftësitë e kufizuara. Kështu, ndër kërkesat kryesore të tyre është rritja e pagesës për paketën higjienike, rritjen e pagesës së kujdestarisë për personat që mbikëqyrin një individ tetra ose paraplegjik, pasi ata kanë nevojë për shërbime ekstra, të cilat nuk mund t'i kryejnë vetë. Gjithashtu një tjetër kërkesë e këtyre personave është edhe dhënia falas e naftës. "Duam që pagesa për pajisjet hidro-sanitare të bëhet 30 mijë lekë, karburanti të jetë 80 litra në muaj, si dhe të njihet siguracioni i personit shoqërues", - ka deklaruar Mybere Prizreni, kryetarja e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara. Në vendin tonë numërohen rreth 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit.
(d.b/BalkanWeb)