Pukë, nxënësit protestojnë kundër largimit të mësuesve
Vijojnë largimet nga puna të mësuesve në Pukë që morën pjesë në takimin e 10 shkurtit të kreut të PS Rama me vullnetarët dhe banorët e këtij qyteti. Pas valës së parë të shkarkimeve, është larguar edhe një tjetër mësuese, Shkurte Gjoni.
PUKE- Nuk kanë të mbaruar pasojat dhe ndëshkimet që la pas takimi i 10 shkurtit në Pukë, ku kreu i PS-së Rama, zhvilloi me banorët dhe vullnetarët për ndryshim të këtij rrethi. Vetëm një ditë më pas drejtoria arsimore e Pukës, mori masa ndaj të gjithë atyre arsimtarëve që kishin marrë pjesë në takimin politik. Këshilli i disiplinës në drejtorinë e arsimit të rrethit, paraljmërojë për largim 9 mësues, ndërkohë që bëri disa lëvizje të mësuesve që braktisën mësimin më 10 shkurt.
Të enjten drejtori i arsimit Hilë Boçi, ka firmosur largimin të një tjetër mësuesi të gjimnazit Saba Sinani, në qytetin e Pukës, e cila ishte një ndër arsimtarët që morën pjesë në takimin e vullnetarëve.
Në vendim citohet largimi i Shkurte Gjonit, mësuese e Histori Gjeografisë nga kjo shkollë dhe transferimi i saj në shkollën 9 vjeçare të fshatit Bregë bë komunën e Rrapës.
Nisur nga ky veprim i drejtorisë arsimore nxënësit që kishte në kujdestari mësuesja Shkurte Gjoni, vendosën të bojkotonin procesin mësimorë.
Në përkrahje të këtyre nxënësve janë parë edhe krerët lokal të PS-së, Petrit Deda, kryetar i Partisë Socialiste në Pukë e ka vlerësuar si tërësisht politk dhe arbitrarë.
Ndërkohë nga ana e Drejtorisë Arsimore të rrethit nuk ka pasur nuk ka pasur asnjë reagim, por ka pranuar të qëndrojë në heshtje përballë protestës dhe bojkotit të nxënësve. (a.r/news24/balkanweb)