E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, tenderi për operatorin e ri të telefonisë së lëvizshme

Vlerësimi i ofertave do të kryhet në bazë të çmimit të ofertës, kohës së mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike, tarifës së shportës së shërbimeve, si dhe në bazë të aftësive dhe eksperiencës që ka kompania. 

TIRANE- Sot hapen ofertat e paraqitura në tenderin për operatorin e katërt celular në vend. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, vlerësimi i ofertave do të kryhet në bazë të çmimit të ofertës, kohës së mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike, tarifës së shportës së shërbimeve, si dhe në bazë të aftësive dhe eksperiencës që ka kompania. Në tregun vendas operojnë tri kompani celulare: AMC, VODAFONE dhe EAGLE MOBILE, konkurrenca e të cilave ka sjellë reduktim të tarifave deri me 15 lekë për minutë. Parashikohet që prania e një operatori tjetër të ulë tarifat drejt një mesatareje prej 10 lekësh në minutë. Shqipëria numëron rreth 2.5 milionë abonentë të telefonisë celulare.
(s.g/BallanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›