E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, sot zhvillohen provimet me zgjedhje

Maturantët përballen sot me sfidën e fundit të maturës shtetërore. Pas 2 jave kohe nga dhënia e provimit të matematikës ata do t`i nënshtrohen sot provimeve me zgjedhje.
Rreth 48.000 maturantë do të jenë sotë në orën 10:00 në ambjentet e shkollave të tyre për të plotësuar kërkesat e testin e fundit të provimeve. Në një ditë të vetme maturantët do të japin 2 lëndë sipas preferencave që kanë dhënë në formularin A1. Çdo test do të përmbajë 20 pyetje, 10 me zhvillim dhe 10 me alternativë.
Ekspertë të arsimit theksojnë se procedurat e dhënies së provimit janë të njohura dhe mosrespektimi i tyre çon në pezullim e menjëhershëm. Maturantët duhet të shohin nëse testi është i tyre, duhet të mos bëjnë asnjë shënim mbi të që mund të jetë dyshues dhe duhet të lënë celularët në shtëpi.

Nëse maturantët kanë kanë kaluar në 2 provimet e detyruara dhe marrin notën 5 ose mbi 5 në provimin me zgjedhje do të përfitojnë për herë të parë diplomën e maturës. Në të kundërt duhet të presin një vitë për ti ridhënë provimet e mbetura.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›