E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet pas 48 orësh pika e kufirit të Kapshticës

Hapet pika e kufirit të Kapshticës pas një bllokimi prej 48 orësh si pasojë e grevës së doganierëve grekë.
Sipas informacioneve qindra emigrantë shqiptarë janë paraqitur në doganën e Kapshticës në pritje për të kaluar kufirin
Dogana e Kapshticës ishte e bllokuar që prej ditës së martë për automjetet si pasojë e grevës 48 orëshe të sektorit publik dhe sindikatave në Greqi.
Autoritetet greke për mëse dy ditë lejuan vetëm kalimin e këmbësorëve dhe rasteve urgjente duke bllokuar lëvizjen e automjeteve drejt shtetit helen.
Pika doganore e Kapshticës është hapur disa orë pas miratimit të planit afatmesëm të qeverisë greke për daljen nga kriza. Ky plan, i cili u miratua dje në parlamentin grek me 155 vota pro parashikon masa të forta shtrënguese në paga dhe pensione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›