E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për ndryshimin e madh

Dihet që menopauza është një fazë natyrore dhe universale në jetën e çdo gruaje, që shpesh herë mbështillet me mister dhe rrethohet nga një frikë e vërtetë. Madje shumë prej tyre vetëm po ta mendojnë këtë fakt, tmerrohen. Kanë dëgjuar të flitet për shqetësime fizike, të cilat lidhen me këtë periudhë dhe i tremb ideja që mund t‘i vuajnë këto efekte shqetësuese. Gjithashtu kanë dëgjuar të flitet për afshe të nxehta, djersitje gjatë natës, marrëdhënie të dhimbshme dhe emocione jashtë kontrollit.

Për shumë kohë ky imazh është mbështetur nga psikiatër dhe gjinekologë të ndryshëm, të cilët kanë rritur edhe më tepër frikën, duke përkrahur idenë se jeta e vërtetë e një gruaje përfundon pikërisht në atë fazë. Në të vërtetë dhe fatmirësisht, për pjesën më të madhe të femrave, menopauza nuk ka të gjitha këto përcaktime negative. Për shumë prej tyre, kjo fazë nuk është kaq tronditëse.

Sigurisht që periudha e dytë e moshës së femra nuk është aq e thjeshtë. Në këtë fazë ato përballen me shumë vështirësi psikologjike e emocionale. Nëse në të shkuarën femrat mbështeteshin mbi një bindje - terapinë hormonale zëvendësuese (Thz - Terapia hormonale zëvendësuese) me bashkimin estroprogestinik që ndalonin plakjen e femrës - sot mbizotërojnë çrregullimet dhe një grua moderne ndjehet si një adoleshente përballë ciklit të saj të parë menstrual (në këtë rast i fundit): po tani ç‘ndodh? Cilat janë të rejat që prezanton ky kërkim për të lehtësuar simptomat dhe pasojat e menopauzës? Cilat janë të rejat natyrore? Kësaj pyetjeje do t‘i përgjigjen tri specialistë, duke na treguar se cilat janë pjesët e trupit të femrës që vuajnë më shumë nga ky faktor. "Deri në menopauzë trupi mbrohet nga ‘mburoja‘ hormonale. Estrogjeni, progesteroni dhe androgjeni janë hormone që varen nga funksioni gonade (gjëndër seksuale) dhe ai mbiveshkor, që veprojnë jo vetëm mbi hormonet riprodhuese, por mbi të gjithë organizmin femëror: mbi skeletin, sistemin kardiovaskular, aparatin tretës dhe trurin... Kur funksioni gonade ndërpritet, trupi fillon të bëhet ngadalë si i meshkujve, duke akumuluar dhjamë në bark në vend të brinjëve", shpjegon gjinekologu. Por ajo që i shqetëson më shumë specialistët nuk është dhjami që formohet në bark, por komplikacionet e shumta që sjell menopauza. Mjekësia mendonte se e kishte gjetur zgjidhjen duke i zëvendësuar hormonet natyrore me hormone të sintezës që organizmi nuk prodhonte më. Para pesë vitesh, një studim amerikan tregoi se terapia hormonale zëvendësuese nuk e mbron sistemin kardiovaskular, madje rrit rrezikun për një tumor të gjirit dhe patologjive kardiake.

Ato që i tremben më shumë kësaj periudhe janë femrat në moshë të re. Një fakt kurioz është se kjo fazë e jetës është frikësuese vetëm në kulturën perëndimore. Në kulturat e tjera, që nuk i kushtohet një rëndësi kaq e madhe bukurisë dhe tërheqjes, menopauza nuk konsiderohet si "fillimi i fundit", por është pikërisht shenja e një statusi social të maturuar. Për shembull, në Indi, femrat që kanë arritur në fazën e menopauzës mund të dalin nga lagjet femërore për të biseduar dhe për të pirë me burrat. Nuk duhet të mbajnë më vel dhe të qëndrojnë të veçuara. Ndërsa në Etiopi, një gruaje që ka arritur fazën e menopauzës i lejohet të ecë mbi tokën e shenjtë dhe të marrë pjesë në rituale të tjera. Në Mikronezi, një grua në këtë fazë mund të bëhet dijetare (mjeke popullore) dhe të praktikojë magji. Sipas traditave të "Cree" të Kanadasë, këto lloj femrash kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ceremonitë fetare. Pas menopauzës, gratë e Mozambikut munden, nëse dëshirojnë, të hanë majmunë apo kafshë të tjera. Gjithashtu nuk mbetet surprizë fakti që duke përfshirë shumë popuj të tjerë, femrat nuk kanë probleme dhe nuk vuajnë nga depresioni. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që menopauza është një periudhë pa kurrfarë rëndësie.

Një ndryshim i rëndësishëm

Padyshim që ky është një moment ndryshimi mjaft i rëndësishëm, duke u bërë shpesh një periudhë e thellë reflektimi. Gjithashtu edhe efektet fizike nuk duhen lënë pas dore: për shembull, afshet e nxehtësisë nuk janë sajime psikosomatike, siç besohej dikur, por simptoma të vërteta. Megjithatë, feminiliteti i një gruaje nuk venitet pas kësaj periudhe, e gjithashtu as nuk pakësohet nga ajo lloj karikature histerike dhe shkatërruese që mendohej se e përfaqësonte për shumë kohë. Për shembull është provuar se depresioni, të cilit i janë nënshtruar disa femra, nuk ka ndodhur për shkak të ndryshimeve fiziologjike, por për probleme të tjera, që tërhiqen zvarrë gjatë gjithë jetës, ose janë tipike të moshës së dytë: mosmarrëveshjet në marrëdhënien bashkëshortore, keqkuptimet me fëmijët, prindërit, fëmijët që braktisin shtëpinë për t‘u martuar ose që shkojnë për të jetuar diku larg. Është e qartë se sa më shumë një grua të vlerësojë pozitivisht veten dhe jetën e saj, aq më lehtë do ta përballojë periudhën e lidhur me menopauzën. Natyrisht mund të shfaqen pak më tepër simptomat e origjinës fiziologjike, për shembull siç ndodh ekzaktësisht për dhimbjet e bezdisshme menstruale ose sindromën premenstruale. Ndër të tjera është e nevojshme të bëhet një ndarje mes atyre që hynë në menopauzë në mënyrë natyrore dhe atyre që hyjnë rastësisht, duke vijuar më pas me ndërhyrjet kirurgjikale, ekografitë, radioterapitë ose kimioterapitë. Duke e thjeshtuar në maksimum, menopauza është fundi total i menstruacioneve. Ky është një moment transformimi që mund të zgjasë nga 10 deri në 15 vjet, periudhë gjatë të cilës sistemi riprodhues femëror ndryshon gradualisht.

Në terma biologjikë

Në terma biologjikë, menopauza i referohet shfaqjes së ciklit të fundit që paraprihet nga premenopauza. Në këtë fazë, cikli është i çrregullt për një kohë të gjatë. Pas kësaj periudhe vijon edhe çasti kritik që tregon 10-15 vitet ku vezoret ndalojë gradualisht së prodhuari vezë dhe sasi të mëdha hormonesh. Nuk ekziston një mënyrë për të parashikuar ekzaktësisht se kur do të fillojë "makthi" i madh: ndoshta disa faktorë mund të ndikojnë mbi këtë gjendje, por studiuesit nuk janë ende të qartë, ashtu siç nuk dinë me saktësi se kur kanë hyrë në periudhën e menopauzës nënat e tyre. Ajo që duket më e mundshmja është se e gjithë kjo nxitet nga gjene individuale. Ndonjëherë mund të shfaqet një menopauzë e parakohshme, para të 35-ve, ose e vonuar pas të 52-tave. Për një diagnozë më të saktë është e këshillueshme t‘i drejtoheni specialistit.

Një sistem mesazhesh

Për të kuptuar shkaqet, si dhe pse shfaqet menopauza, është fatmirësi që gjithçka varet nga sistemi endokrin, i përbërë nga gjëndra të përhapura në trup, të cilat çlirojnë substanca të forta kimike, hormonet. Këto të fundit luajnë rolin e lajmëtarit, duke nxitur qeliza specifike që të veprojnë në mënyrë të veçantë. Pa këto, organet e brendshme, përfshi edhe ato të sistemit riprodhues, nuk do të ishin të afta ta përmbushnin aktivitetin e tyre. Sistemi riprodhues i merr mesazhet kryesore nga tre gjëndra endokrine: hipotalamusi, hipofiza dhe vezoret. E para funksionon si bashkëlidhëse e kontrollit mes trurit dhe sistemit endokrin, duke rregulluar shumë funksione si temperatura, ruajtja hidrike, e gjithashtu duke kontrolluar instinkte si uria dhe dëshira seksuale. Ndër të tjera ka edhe një rol dominues në sistemin riprodhues, duke drejtuar ciklin menstrual në momente të forta tensioni. Hipofiza luan rolin ndërmjetës të hipotalamusit, duke u "dërguar" mesazhet e gjëndrës kryesore gjëndrave të tjera endokrine. Për shembull, kur hipotalamusi i jep "shenjë" hipofizës, që të nisë cikli menstrual, gjëndra-ndërmjetëse përgjigjet me shpejtësi, duke dërguar dy nga hormonet e saj në vezore.

Rëndësia "hormonale" e vezoreve

Vezoret janë prodhuesit kryesorë të hormoneve seksuale femërore, prej të cilave më të rëndësishmet janë estrogjeni dhe progesteroni, që luajnë edhe rolin kryesor në jetën fizike dhe emocionale të gruas.

Vazhdimi i evolucionit të trupit

Pranimi i plotë i ndryshimeve të dukshme që trupi i femrës pëson me menopauzën mund të jetë i vlefshëm për t‘iu afruar kësaj periudhe të jetës me më pak shqetësim. Mbi të gjitha duhet të bindemi se menopauza nuk është një sëmundje, e gjithashtu as një krizë, por një kalim natyror biologjik, thjesht një nga të shumtit që ndodhin në jetën e një gruaje.

"Ky është një ndryshim si shumë të tjerë. Varet se sa të afta janë ta përballojnë këtë periudhë", shprehet një doktoreshë amerikane.

Një frikë e "tmerrshme"

Në këtë fazë femrat kanë një lloj ndjesie që sinjalizon ardhjen e tyre, siç është ankthi, tensioni, marrje mendsh, të vjella, dridhje duarsh, rrahje të shpeshta zemre para dhe pas një afshi të nxehtë. Edhe pse janë shumë të zakonshme, këto simptoma i trembin jashtëzakonisht femrat, duke qenë se janë edhe të papërgatitura. Në këtë rast specialistët duhet të jenë të mirinformuar mbi periudhën më të vështirë të femrës. Shkencëtarët supozojnë se këto shenja i detyrohen ndryshimit të hipotalamusit, që ashtu siç është përmendur më lart, rregullon mes të tjerash temperaturën e trupit dhe fluksin e hormoneve seksuale. Nëse trupi është shumë i nxehtë, hipotalamusi i "dërgon një mesazh" zemrës që të pompojë më shumë gjak dhe bën që kapilarët, të cilët ndodhen nën lëkurë, të përhapen për të shpërndarë nxehtësinë e për të ndihmuar trupin të ftohet.

Disa këshilla

Në këtë situatë, estrogjenet luajnë një rol të rëndësishëm, ndaj edhe femrave u këshillohet një terapi hormonale e zëvendësuar. Në disa raste mund të jenë të nevojshme edhe produktet shtesë që veprojnë ndryshe nga ilaçet, por që gjithsesi kanë një efekt të mirë. Për të kontrolluar efektin e nxehtësisë është mirë që gjithmonë të uleni diku e të pushoni derisa trupi të qetësohet. Gjithashtu mund të përdorni ujë termal në formën e sprajtit në mënyrë që ta spruconi në fytyrë për një efekt freskues dhe qetësues.

Menopauza është një fazë natyrore dhe universale në jetën e çdo gruaje, që shpesh herë mbështillet me mister dhe rrethohet nga një frikë e vërtetë. Madje shumë prej tyre vetëm po ta mendojnë këtë fakt, tmerrohen

Ato që i tremben më shumë kësaj periudhe janë femrat në moshë të re. Një fakt kurioz është se kjo fazë e jetës është frikësuese vetëm në kulturën perëndimore. Në kulturat e tjera, që nuk i kushtohet një rëndësi kaq e madhe bukurisë dhe tërheqjes, menopauza nuk konsiderohet si "fillimi i fundit", por është pikërisht shenja e një statusi social të maturuar

Domethënia

Në Indi, femrat që kanë arritur në fazën e menopauzës mund të dalin nga lagjet femërore për të biseduar dhe për të pirë me burrat. Nuk duhet të mbajnë më vel dhe të qëndrojnë të veçuara. Ndërsa në Etiopi, një gruaje që ka arritur në këtë fazë i lejohet të ecë mbi tokën e shenjtë dhe të marrë pjesë në rituale të tjera. Në Mikronezi, gratë në menopauz mund të bëhet dijetare dhe të praktikojë magji

Hipotezat

Nuk ekziston një mënyrë për të parashikuar ekzaktësisht se kur do të fillojë "makthi" i madh: ndoshta disa faktorë mund të ndikojnë mbi këtë gjendje, por studiuesit nuk janë ende të qartë, ashtu siç nuk dinë me saktësi se kur kanë hyrë në periudhën e menopauzës nënat e tyre

Ajo që duket më e mundshmja është se e gjithë kjo nxitet nga gjene individuale. Ndonjëherë mund të shfaqet një menopauzë e parakohshme, para të 35-ve, ose e vonuar pas të 52-tave. Për një diagnozë më të saktë është e këshillueshme t‘i drejtoheni specialistit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›