E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët, japin provimin me zgjedhje

Maturantët janë shumë afër dyerve te universiteteve. 35 mijë të rinj, kandidatë për studentë kanë përfunduar provimin e lëndëve me zgjedhje, i cili u mundëson atyre së bashku me arritjet e tejra të maturës, panimin në shkollat e larta. Mes 11 lëndëve me zgjedhje, maturantët kanë zgjedhur dy prej tyre, testet e së cilave kanë pasur në përbërje nga 20 pyetje secili. Këtë provim maturantët e kanë konsideruar jo shumë të vështirë, ndërkohë që nuk i kanë munguar testimit fenomeni i kopjes, pranuar nga vetë goja e nxënësve. Pas provimit të lëndëve me zgjdhje, kandidatët për në shkollat e larta presin shpalljen e rezultateve, dhe grumbullimin në total të pikëve të fituara nga matura shtetërore. Në përputhje me këtë rezultat, agjensia për pranimet në istitucionet e arsimit të lartë, do të bëjë shpërndarjen e fituesve në të gjithë universitetet publike të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›