Vapa shton problemet e lëkurës
10/07/2009 Infeksionet e lëkurës, kujdes ndaj higjienës veçanërisht në përdorimin e peshqirëve personalë
Përveç infeksioneve që shkakton uji, kujdes duhet treguar dhe ndaj shezllongeve
Pjesa dërrmuese e pushuesve janë përballur me probleme të lëkurës, që vijnë si shkak i qëndrimit të tepërt nën rrezet e dëmshme të diellit apo nga marrja e infeksioneve të caktuara si pasojë e higjienës së paktë të treguar në plazh. Mjekët dermatologë pohojnë se çdo ditë në ambientet e tyre paraqiten një numër i konsiderueshme pacientësh, të cilët manifestojnë probleme të ndryshme të lëkurës, që kanë si burim kryesor rrezet e forta të diellit dhe papastërtitë në plazh. Përveç infeksioneve të vazhdueshme që shkakton uji, kujdes duhet treguar dhe ndaj shezlongeve. Gjithashtu një rrezik të madh prej rrezeve të diellit paraqesin dhe nishanet e lindura. Sipas specialisteve, nëse nuk mbrohen, ato shkaktojnë kancer në lëkurë.
Simptomat
Shumë prej pacientëve të paraqitur në klinikat për kujdes të specializuar kanë manifestuar jo vetëm djegie të lëkurës, por dhe marrjen e infeksioneve të ndryshme prej papastërtive. Kjo situatë ka bërë që mjekët t’u bëjnë thirrje pushuesve që të tregojnë kujdes ndaj sëmundjeve të lëkurës e në veçanti të djegieve, që krijohen gjatë ekspozimit në diell. “Nga ora 11:00 deri në orën 14:00 penetrojnë rrezet infra të kuqe. Këto janë rreze që shkaktojnë djegien e lëkurës. Ndodh shpesh që, kur kthehen në shtëpi nga plazhi, njerëzit fillojnë në kenë ethe. Këto janë ethet e diellit”, - pohojnë mjekët specialistë. Simptomat me të cilat manifestohen janë nga më të ndryshmet: pacientet ankohen për kruajtje, skuqje të trupit ënjtje dhe te shumë prej tyre shfaqen edhe puçrra të qelbëzuara. Sipas mjekëve, flluskat dhe shenjat në trup janë simptomat e para të këtyre infeksioneve. Megjithatë, këto të fundit në një stad të caktuar mund të shoqërohen edhe me temperaturë. Lidhur me përhapjen e infeksioneve mykotike mjeku shpjegon: “Infeksionet e grupit të kokëve, stafilokoku sidomos, infeksionet e lëkurës që merren te fëmijët kryesisht. Shkaktarë janë koket e ndryshme. Transmetuesit janë mizat dhe mushkonjat.”
Rreziku
Rreziku qëndron në faktin se këto infeksione janë ngjitëse. Ato mund të transmetohen lehtë, nëse nuk mbahet higjiene e rreptë sanitare, veçanërisht mospërdorimi i të njëjtit peshqir, përdorimi i të njëjtave veshje. Këshilla kryesore që mjekët rekomandojnë në mbajtjen larg të këtyre probleme është evitimi i qëndrimit në orët e pikut të vapës, pasi në këtë rast do të shmangin dhe marrjen e rrezeve të dëmshme. Ndërkohë tepër e fortë duhet të jetë dhe higjiena personale, e cila është çelës kyç në mbajtjen larg të infeksioneve.
Mjekët këshillojnë rritjen e higjienës personale për të shmangur infeksionet e lëkurës, që në temperatura të larta shkaktojnë dëmtime serioze për shëndetin.
Shpëlani trupin me ujë të ëmbël sapo të dilni nga deti.
Këshillohet përdorimi i peshqirëve personalë.
Personat me probleme duhet të kontrollohen detyrimisht te mjeku.
Pacientët ankohen për kruajtje, skuqje të trupit dhe ënjtje.
Në raste të caktuara infeksionet shfaqen me puçrra të qelbëzuara.
Flluskat dhe shenjat në trup janë simptomat e para të këtyre infeksioneve.
Në një stad të avancuar sëmundja shoqërohet me temperaturë.