E Diel, 1 Nëntor 2026

Veçernje Novosti: Serbia anëtare e asociuar e BE më 1 shtator

BEOGRAD- Serbia do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian më 1 shtator, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, sipas vendimit të Këshillit Evropian gjatë një seance të mbajtur javën e kaluar, njoftoi e përditshmja serbe "Veçernje Novosti".

"Pas mosmarrëveshjeve politike dypalëshe me Lituaninë, konfirmimi i dhënë nga parlamenti i këtij vendi, cili mban presidencën e radhës së BE-së, dhe firma e presidentes lituaneze, Dalia Grybauskaite, u dërgua një memo për ratifikim në Këshillin e Evropës, që përbën lëvizjen e fundit teknike për konfirmimin në unanimitet të MSA-së në përputhje me procedurën e brendshme", citon e përditshmja.

"Procedura është krejtësisht e përfunduar, ndërkohë që MSA hyn në fuqi automatikisht ditën e parë të muajit të dytë pas ratifikimit të saj nga vendet anëtare, vendi i interesuar dhe Bashkimi Evropian dhe konfirmohet nga Këshilli i Evropës, që në këtë rast do të kryhet më 1 shtator. Vendi fiton gjithashtu statusin e vendit kandidat për në BE," shtoi e përditshmja "Veçernje Novosti".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›