Maturantët serbë provokojnë mbi urën e Ibrit
Nga Express më 27 maj 2011 në ora 12:50
Rreth 50 maturantë serbë të shkollës teknike në veri të Mitrovicës, kanë bllokuar të premten rreth orës 11:00 urën kryesore mbi lumin Ibër.
Ata për gjysmë ore kanë festuar mbrëmjen e tyre të maturës që do të mbahet sonte, duke provokuar qytetarët shqiptarë në pjesën tjetër të qytetit, duke bartur flamuj serbë dhe kënduar këngë nacionaliste serbe, raporton KosovaPress.
Gjatë kësaj kohe, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të policisë së Kosovës, si dhe karabinierë italianë, ndërkohë që nuk është shënuar ndonjë incident.