E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj mposhtet në finalen e Ligës së Kampionëve

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 23:01

Turbine Potsdam, ku luan Fatmire Bajramaj, ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Lyon në finalen e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave, e cila është zhvilluar të enjten mbrëma në Londër.

Golat për ekipin francez i shënuan Renard në minutën e 27-të dhe Dickenmann në minutën e 85-të.

Futbollistja kosovare luajti gjatë gjithë ndeshjes për ekipin gjerman, i cili vitin e kaluar e pati fituar këtë trofe.

Njëherësh kjo ishte ndeshja e fundit e Bajramit me Turbine Potsdam, pasi nga edicioni i ardhshëm ajo do të luaj për Frankfurtin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›