E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi në takim me ambasadorin Steinbach

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takimin e lamtumirës, ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach.

Një një deklaratë të qeverisë, thuhet se Thaçi, ka falënderuar ambasadorin për punën që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Në deklaratë theksohet po ashtu se kryeministri ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Gjermanisë, për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›